Vendosni fjalën kyçe....

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga kreu i ekzekutivit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri i cili shpjegoi edhe arsyet në një dalje publike duke theksuar se shkak është bërë një thirrje nga Gjykata e Hagës e cila e ka ftuar për tu marrë në pyetje si i dyshuar.

“Sapo e informova qeverinë , kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të Qeverisë. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat posaçme të Gjykatës së Specializaur”-deklaroi Haradinaj.

Ai ka treguar se para Gjykatës Speciale do të paraqitet, duke shtuar se në Hagë nuk mund të shkojë si kryetar i Qeverisë por si një qytetar i Republikës së Kosovës.

Javën tjetër do ta kem intervistimin, dhe kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryetar i Qeverisë, por si një qytetar i Kosovës. Për me e ruajt nderin e kryetarit të Qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë me e marrë këtë vendim”- tha Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Kryeministri tashmë në largim, ka thënë se Kosova është një shtet me kufij të paprekshëm.

Ndër të tjera ka thënë se do të respektojë aspektin ligjor të Gjykatës Speciale.

“Do të kryej detyrat e mia, do ta mbrojë Kosovën si luftëtar i vendit tim. Ndërsa pjesa politike, është shumë gabim që po i kërkohet Kosovës një çmim i papërballueshëm për arritjen e një marrëveshje. Mendoj se është e gabueshme prej lidershipit të Kosovës me ofru oferta të gabueshme, duhet të bëhët kujdes”-shtoi më tej ai.

Haradinaj ka terguar që Qeveria e tij do t’i kryej punët deri në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se tashmë obligimet i kalojnë presidentit të vendit.

“Tani përgjegjësia kalon te presidenti, me i fillu konsultat dhe me e caktu datën e zgjedhjeve”, ka treguar Haradianj./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *