Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të forcojë aleancën e saj me Arabinë Saudite duke dërguar qindra trupa të reja në këtë vend për shkak të tensioneve me Iranin.
Pesëqind trupa pritet të vendosen në bazën ajrore Princi Sulltan që ndodhet në një shkretëtirë në lindje të kryeqytetit të Riadit.
ShBA’ja ka dashur të vendosë trupat në këtë zonë për ca kohë pasi që analizat e sigurisë kanë treguar se raketat e Iranit do e kishin të vështirë të targetonin këtë zonë.
Administrata e Trump ka thënë se është e përkushtuar të ndihmojë Arabinë Saudite kundër agresionit iranian. Muajin e kaluar 1 mijë trupa iraniane ishin dërguar në Lindje të Mesme por nuk ishte specifikuar se në cilat shtete.