Templates by BIGtheme NET

Shehi: Bandat e Ramës morën në telefon gjyqtarët për të ndryshuar vendimin

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nga studio e Ora News, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për dhënien e mandatit të Valbona Sakos, u shpreh i bindur se vendimi i dytë i Gjykatës së Durrësit, është bërë nën presionin që kryeministri Edi Rama, apo ndonjë vartës i tij, apo edhe grupe kriminale i kanë bërë gjykatësit.

Kreu i LZHK-së tha se mbrëmjen e djeshme gjykatësit janë marrë në telefon për të vendosur dhënien e mandatit.

Ky është rezultati i reformës së Edi Ramës, jo i reformës në Drejtësi, sepse kjo do të bëhet dhe urojmë që të bëhet një ditë e më parë. Këto institucione të kenë kohën e vet dhe të tregojnë se ç’po bëjnë. Kjo tregon realitetin se ku ka degjeneruar shteti i Edi Ramës. Nuk është puna se ato gjykatës i kanë dhënë ato vendime se janë budallenj. Nuk ka ndonjë gjykatës budalla në Shqipëri. Kanë marrë marë të nesërmen nën presionin e bandave të Edi Ramës. Dhe nuk është rastësi.

Janë tamam ato të Durrësit. Ata nuk duan t’ja dinë jo për gjykatësit që thonë tani ju kap edhe vettingu, por për asnjë lloj institucioni sepse kanë lidhje direkt me kreun e qeverisë edhe me grupet e mëdha që kontrollojnë qeverinë shqiptare.

Kjo është drejtësia që kemi sot me këtë kryeministër. Të jeni të sigurt që mbrëmë i kanë marrë gjykatësit në telefon nga kryeministria, në mos ky vetë ndonjë nga këto hyzmeqarët e këtij. Sigurisht edhe ndonjë grup kriminelësh që në Durrës janë me shumicë, për të marrë një vendim tjetër”- tha Shehi.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto