Templates by BIGtheme NET

Shkoi të firmoste në Portugali, nuk kalon vizitat mjekësore, Juventusit i kthehet portieri

Ditën e djeshme Matia Perin ka mbërritur në Portugali, ku do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Benfikën.

Por sipas “Football Italia”, ky transferim mund të dështojë, dhe lojtari mund të kthehet sërish tek Juventusi. Shkak për këtë është bërë, një problem që 26-vjeçari ka shfaqur gjatë vizitave mjekësore. Kjo ka bërë që drejtuesit portugez, të mendojnë përsëri kthimin e lojtarin tek kampionët e Italisë.

Ish-portieri i Xhenoas ka vuajtur një seri dëmtimesh në karrierën e tij, më së shumti duke duke dëmtuar ligamentet e tij. Gjithashtu kishte edhe dy operacione në shpatullën e tij të djathtë, në qershor të 2015-ës dhe në prill të këtij viti.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*