Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin drogë nëpërmjet liqenit, babë e bir nga Maqedonia kapen në Shën Naum së bashku me dy shqiptarë


Babë e bir janë përplasur me armë me policinë, në ndjekje e sipër, për t’iu shmangur arrestimit, duke shkrehur edhe plumba.

Spase Lipofski nga Misleshova e Strugës, ish inspektor i UBK-së në pension, së bashku me djalin e tij, u pikasën nga policia gjatë aktit të tyre të kontrabandimit të një sasie të madhe droge. Lënda narkotike ishte plot 50 kg, dhe dyshohet se ka qenë e kontrabanduar nga Shqipëria.

Babë e bir kanë rënë në pranga, pas një ndjekje plot tension në ujërat e liqenit kufitar, me motoskafe policore nga të dyja shtetet. Në pranga kanë rënë edhe dy shtetas nga Shqipëria, të cilët kanë qenë shitësit e mallit.

Policia heton më tej rastin dhe gjerësinë e rrjetit të kontrabandës, i njohur për policitë e të dy shteteve. Në kërkim janë edhe persona të tjerë, të cilët nga banorët kufitarë quhen shpesh si “baronë” lokal droge.

VINI RE: Ky material është pronësi e Alasat M


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *