Vendosni fjalën kyçe....

7 argumentet që sipas PD-së bëjnë nul 30 qershorin, ka një mesazh edhe për Arta Markun


Partia Demokratike ka kallëzuar procesin e 30 qershorit dhe i kërkon prokurorisë të tojë krimet elektorale.

Në dokumentin e zbardhur, selia blu ka kallazuar në prokurori, 4 anëtarët e KQZ-së, komisionerët e PS-së dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mazhorancës.

PD akuzon gjithashtu Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, se është kthyer në mburojë politike për ato që i quan krimet e qeverisë dhe për votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të30 qershorit.

Në kallëzimin e PD-së theksohet se prokuroria nuk ka vepruar për dosjet e krimeve zgjedhore, duke nisur nga ato 184 e 339 e më pas edhe të votimeve të fundit, të cilat kanë pasoja për vendin.

‘Mosveprimi i prokurorisë për krimet zgjedhore të partisë në pushtet është i përsëritur. Ai ka prodhuar pasoja të rënda për demokracinë, duke kaluar nga një masakër elektorale tek një tjetër. Në dijeninë tonë, deri tani, prokuroria nuk ka guxuar as të marrë në pyetje personat kryesorë të përfshirë në dosjet penale të krimeve elektorale të viteve 2016 apo 2017, si Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, etj.’, thuhet në letër.

Sipas PD-së, 7 janë pikat kyçe që rrëzojnë procesin e 30 qershorit.

  1. Moszbatimi i dekreteve të Presidentit me pasojë cenimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur.
  2. Regjistrimi i Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin.
  3. Cënimi i të drejtës së opozitës për të marrë pjesë në administrimin e zgjedhjeve.
  4. Mashtrimi dhe manipulimi me të dhënat e pjesëmarrjes në votimet e 30 Qershorit.
  5. Fletët e votimi “kontrabandë” për votimet në Bashkinë e Vaut të Dejës.
  6. Emërimi i komisionerëve në kundërshtim me ligjin nga ana e KQZ.
  7. Krimet zgjedhore në të gjithë territorin: blerja e votave, fshehtësia e votës, presioni në administratë etj.

‘Ju, jeni provuar në mënyrë të vijueshme, si zyrtari publik që, për llogari të pushtetit të shefit tuaj politik, Edi Rama, ushtroni presion të paligjshëm nëpërmjet transferimeve të paligjshme, vlerësimeve negative profesionale për efekt të vettingut, inspektimeve disiplinore etj. në mënyrë që prokurorët t’i binden urdhrave dhe porosive të paligjshme. Është koha që ambicia juaj për t’u emëruar Prokurore e Përgjithshme me ndihmën e Edi Ramës të mos pengojë hetimin e krimeve zgjedhore të partisë në pushtet, të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës dhe të krimit të organizuar me lidhje qeveritare.’ – thuhet në fund të letrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *