Arrestohet 40-vjeçari në Fier për vjedhje varësesh e biçikletash. Dy varëse dhe tetë biçikleta e motocikleta janë provat e sekuestruara nga policia.
“Në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë për ndihmës nga shtetase, se në lagjen “Bishanak” Fier një shtetas rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
M.L, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.”, jep detaje policia.
Biçikletat dhe motoçikletat e dyshuara si të grabitura nga 40-vjeçari:
- Në datë 20.04.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen “1 Maj”.
- Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.
- Në datën 02.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen “29 Nëntori”.
- Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H, në Hasturkas.
- Në datën 22.01.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.
- Në datën 07.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H, në lagjen “11 Janari”.
- Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen “15 tetori”.