Vendosni fjalën kyçe....

Duma: Rama refuzoi fondet nga BE-ja që të vjedhë me koncesione


“Shumëkush u habit sesi Edi Rama shkoi me duar në xhepa në Samitin e Poznanit për Ballkanin Perëndimor. Asnjë projekt me vete, asnjë kërkesë për fonde, por vetëm disa fotografë në kërkim të një fotoje me kancelaren Merkel.”, deklaroi këtë të shtunë nga selia e Partisë Demokratike Grida Duma.

Sipas Dumës në projekti më të rëndësishëm, ai i autostradës Adriatiko-Joniane, e gjatë 700 kilometra,  me përjashtim të Shqipërisë, morën fondet nga Bashkimi Europian për të vazhduar ndërtimin e projektit.

“Sipas të dhënave, pjesa e autostradës që lidh Kroacinë me Bosnjën, prej 335 kilometrash, do të kushtojë 430 milionë euro. Ndërsa Mali i Zi ka marrë 399 milionë euro për ndartimin e rrugës që e lidh me Bosnjën dhe Kroacinë.

 Me rrugët Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Rrogozhinë, Shqipëria është e përfshirë në këtë projekt gjigand infrastukture me 82 kilometra, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur të mos marrë asnjë qindarkë nga Bashkimi Europian.

 Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës.”, thekson Duma.

 Nga ajo që thotë Duma, Rama nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan “sepse ai po zbaton në Shqipëri, projektin kriminal “1 miliard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton”.

“Konkretisht, projektet e të treja rrugëve kanë një kosto totale 1.3 mld euro për 82 km rrugë. Krahasimisht, 1 km rrugë me projektin PPP të Edi Ramës kushton 16 mln euro, ndërsa me projektin e Bashkimit Europain, kosto për 1 km rrugë është 1.2 milion euro.

Dallimi është i frikshëm dhe tregues se përse qeveria ngulmon të ndërtojë këto rrugë përmes një skeme hajdutërie si PPP dhe të mos paraqesë projekte për financim nga Bashkimi Europian.”, thotë më tej Duma.

Këto kontrata, korruptive sipas Dumës, do të anullohen nga Partia Demokratike dhe do të jenë pjesë e paketës antikorrupsion që do të zbatoje ditët e para në qeverisje.

“Këto kontrata do të  jenë subjekt i Ligjit Antimafia,  bashkë me një listë kontratash abuzive, të denoncuara nga Partia Demokratike.

Çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet.

 Asnjë hap pas në luftën kundër korrupsionit! Asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!”, përfundoi Duma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *