Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal dhe drejtësinë në Durrës”


“Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal dhe drejtësinë në Durrës”, shkruan këtë të shtunë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas tij bashkëpunëtori i bandës së Avdulajve duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që duhet ta dërgonin në burg.

“Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që duhet ta dërgonin në burg.

Drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes. Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit.”, thotë Basha.

Ditën e djeshme me një manovër skandaloze Gjykata e Durrësit i dha mandatin kandidates socialiste për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sakos, ndërsa vetëm një ditë më parë një gjykatës i po së njëjtës gjykatë ia kishte refuzuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *