Një debat etik ka shpërthyer në Francë, pasi agjencia për kafshët dhe gjuetinë, vendosën të vrasin me armë një tufë bizonësh që ishin arratisur nga vendi ku mbaheshin, në vend që të përpiqeshin t’i kapnin dhe t’i kthenin sërish atje, me pretendimin se kafshët mund të lëndonin njerëzit.
Rreth 19 kafshë, që u rritën për t’i përdorur si konsum mishi e që peshonin nga 300 kilogramë deri në 600 kilogramë, u arratisën nga një kullotë në Haute-Savoie, rajoni francez që kufizohet me Zvicrën dhe Italinë, të mërkurën.
Ndërsa kafshët nuk po u afroheshion vendbanimeve njerëzore, ata u futën në rajonin piktoresk malor, gjë që nxiti autoritetet të ndërmarrin veprime.
Zyrtarët thanë se ata e konsideruan vrasjen e kafshëve me fishekë anestezike, por nuk kishin asnjë garanci se fishekët do të goditnin pjesët e duhura të kafshëve për t’i rrëzuar menjëherë përtokë, duke rrezikuar të shkaktonin p2.3
anik.
Të premten në mëngjes, një rup gjuetarësh rrethuan tufën dhe i vranë të gjitha kafshët.
‘Puna nuk na dha kurrfarë kënaqësie, por nuk mund të përballonim rrezikun që një kope bizonësh të kalonte në një qytet’, tha zyrtarja e agjencisë, Aurelie Lebourgeois, për agjencinë ‘AFP’, duke shtuar se ‘bizoni nuk sillet si lopë’.
Dominique Muffat-Meridol, pronari i kafshëve, e dënoi vendimin në një intervistë me ‘RTL’, duke thënë se bizonët kishin ikur më parë dhe u kthyen pa probleme.