Vendosni fjalën kyçe....

Goditet me thikë në bark në mes të skenës aktori i njohur që luan te ‘Tomb Raider’ (Video)


Një aktor i njohur nga Hong Kongu u godit papritur me thikë në stomak, para kamerave dhe ndjekësve të audience të tronditur, pasi një person u ngjit në skenë në një ngjarje promovuese.

Aktori Simon Yam Tat-wah, 64 vjeç, i ili ka luajtur së bashku me aktoren Anglina Jolie në filmin ‘Tomb Raider’, po fliste në një vepripmtari në qytetin e Zhongshan, provincën Guangdong të shtunën në mëngjes, kur ndodhi incidenti i rëndë.

Aktori dhe producenti i filmit u filmua duke përshëndetur disa të ftuar në skenë dhe mund të shihet duke i dhënë një shtrëngim duarsh një njeriu i cili papritmas i fut një thikë në bark.

Videoja nga ngjarja tregon se sulmuesi vazhdon të godasë aktorin i cili përpiqet të shmangë sulmet e mëtejshme përpara se forcat e sigurisë të ndalonin sulmuesin.

Yam u dërgua në spital ku është jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori u ndalua nga policia. Motivet e sulmit janë ende të paqarta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *