Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet anija cisternë britanike që u bllokua nga Irani në Ngushticën e Hormuzit


Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt, ka konfirmuar konfiskimin e dy anijeve që transportonin naftë, nga Irani në Ngushticën e Hormuzit.

Ai gjithashtu tha se Londra po kërkon të sigurojë lirimin e tyre dhe bëri thirrje për lirinë e lundrimit në ngushticën e lartpërmendur.

‘Unë jam shumë i shqetësuar nga konfiskimi i dy anijeve detare nga autoritetet iraniane në Ngushticën e Hormuzit,’ u tha Hunt gazetarëve.

‘Këto konfiskime janë të papranueshme, është thelbësore që liria e lundrimit të mbahet dhe që të gjitha anijet të lëvizin në mënyrë të sigurtë dhe të lirë në rajon.’ – shtoi ai.

Hunt tha se nuk ka qytetarë britanikë mes anëtarëve të ekuipazhit të asnjërës anije. Ai gjithashtu shtoi se ambasadori britanik në Teheran ka kontaktuar tashmë Ministrinë e Jashtme të Iranit në një përpjekje për të zgjidhur situatën.

Njëra nga cisternat u lirua pas ndalimit, gjë që u pohua nga vetë kompania zotëruese e saj dhe nga mediat iraniane.

Agjencia iraniane private e lajmeve ‘Tasnim’ njoftoi se ‘Mesdar’, në pronësi britanike u lirua për të vazhduar kursin, pasi kishte marrë një paralajmërim nga autoritetet lidhur me çështjet e sigurisë dhe mjedisit.

‘Komunikimi është rivendosur me anijen dhe ajo është e lirë të vazhdojë udhëtimin. I gjithë ekuipazhi është i sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.’, tha kompania në një deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *