Vendosni fjalën kyçe....

Obobooo…shikoni si dalin blof studentët liberalë anti-Trump (video)


Pasi Presidenti Trump njoftoi se Zyra për Emigracionin dhe Doganat (ICE) do të ‘paketonte’ të huajt e paligjshëm, të dënuar për krime javën e kaluar, Cabot Phillips i ‘Reformës së Kampusit’, donte të shihte se si studentët në Universitetin Georgetoën do të reagonin ndaj goditjes së emigrantëve të paligjshëm që kishin kryer krime.

Por në vend që t’u paraqiste studentëve një qëndrim nga Trump për të parë reagimet e tyre, Phillips ka përdorur një deklaratë të dhënë nga presidenti i atëhershëm, Obama, në vitin 2014 duke treguar se adinistrata e tij zbatonte të njëjtën lidhur me këtë çështje.

‘Ne jemi një komb ligjesh’, tha Obama në një deklaratë që Phillips ua paraqiti studentëve si të bërë nga Trump.

‘Punëtorët pa dokumente shkelin ligjet tona të emigracionit dhe besoj se ata duhet të mbahen përgjegjës, veçanërisht ata që mund të jenë të rrezikshëm. Prandaj gjatë gjashtë viteve të fundit deportimet e kriminelëve janë rritur me 80 përqind dhe kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të përqendrohemi ndaj kërcënimeve mbi sigurinë tonë.’

‘Mendoj se kjo politikë vjen nga një vend i nacionalizmit të bardhë amerikan’, thotë një student teksa Phillips i kërkoi të përgjigjej ndaj citatit dhe politikës së ndjekur për çështjen.

‘Donald Trump sikur e ka përqafuar këtë retorikë të racizmit dhe ksenofobisë – kjo nuk është aspak e dobishme për vendin tonë,’ tha një tjetër.

‘Unë nuk mendoj se ky citim qëndron në të vërtetë’, thotë një tjetër student.

‘Kjo administratë nuk ka bërë asgjë morale’,shton një tjetër.

‘Kjo ishte me të vërtetë e tmerrshme’, thotë një student i zemëruar.

‘Amnistia nuk do të thotë që ne jemi duke humbur sigurinë kufitare’,shpjegon një tjetër, duke shtuar se ‘mendoj se Trump ndihet në këtë mënyrë’.

‘Mendoj se ky është një vendim i keq, sepse Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të hapura për emigrantët’, thotë një student tjetër.

Një studente femër përmend përfaqësuesen demokrate Aleksandra Ocasio-Cortez si shembull i llojit të liderit politik që duhen kërkuar për promovimin e të drejtave të imigrantëve.

‘Krimet nuk e zhbëjnë njerëzillëkun tuaj’, sugjeron një student mashkull, që shton se ‘njerëzit po vijnë këtu në kërkim të mundësive’.

Pas denoncimit të politikës ‘Trump’ si  ‘nga një vend i nacionalizmit të bardhë amerikan’ dhe një shembull tjetër i ‘retorikës së tij të racizmit dhe ksenofobisë’, studentët u ‘befasuan kur mësuan se mbrojtja e zbatimit të ligjeve të emigracionit në të vërtetë erdhi nga Obama.

‘Kjo vetëm tregon hipokrizinë në politikë’, pranon një student. Ndërsa një tjetër student thotë se është ‘mjaft e habitshme’ sepse ajo ‘mendonte se ishte administrata e Trump që kishte thënë diçka të tillë.’

‘Nuk e prisja që të ishte Obama’, thotë një student.

‘Nuk di shumë mbi politikat e deportimit të Obamës’, pranon një tjetër, pastaj shton, ‘por unë mendoj se ata ishin shumë më humane se ato që po ndodhin aktualisht.’

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Dailywire


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *