Vendosni fjalën kyçe....

‘Pronari i kompanisë Noa Control që fitoi koncesionin e pompave të naftës, mik i Olsi Ramës’ – Demokrati Shehaj


Sipas demokratit Agron Shehaj, pronari i kompanisë Noa Control, që ka fituar koncesionin 20-vjeçar të kontrollit të pompave të naftës, është mik i vëllait të kryeministrit Rama, duke i bërë thirrje prokurorisë që të hetoj mbi këtë lidhje.

‘Pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të Kryeministrit Rama. Duhet që Prokuroria të hetojë urgjentisht koncesionin e pompave dhe të zbulojë nëse përfituesi i vërtetë i parave të qytetarëve është apo jo vëllai i Kryeministrit.’ – shkruan Shehaj në faqen e tij në Facebook.

Ai thekson gjithashtu se ky skandal është edhe më i thellë pasi rrezikon që tenderi për këtë koncesion të mos jetë bërë asnjëherë duke argumentuar qëndrimin e tij.

‘Skandali i koncesionit të kontrollit të pompave të naftës është edhe më i thellë. Sot është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltas. Në datën 18 tetor 2018, kur pretendohet se janë marrë ofertat, tenderi ka qenë i pezulluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër të datës 5 tetor 2018. Tenderin më pas e anulloi Gjykata Administrative e Tiranës.Por pas 8 muajsh shpallet që tenderi na qenka bërë më datën 18 dhe fituese është NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh dhe që egziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria.’ – thekson ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *