Ramush Haradinaj dha dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i kryeministrit me arsyetimin se është thirrur nga Gjykata e Hagës për të dëshmuar sërish lidhur me aktivitetin gjatë Luftës së Kosovës.
Por ajo që bën përshtypje, pas reagimit të thuajse gjithë politikanëve të rëndësishëm në Shqipëri, është heshtja e kryeministrit Edi Rama.
Asnjë postim për t’u solidarizuar me homologun e tij shqiptar në këtë ditë të vështirë për të.
Si është e mundur?
Dorëheqja për shkak të Gjykatës së Hagës nuk është e para për Haradinajn pasi edhe herën e parë kur u zgjodh si kryeministër i Kosovës në 2004 ai qëndroi vetëm 100 ditë në zyrën e qeverisë dhe u thirr në 2005 nga Tribunali Ndërkomëbtar Penal për ish-Jugosllavinë.
Haradinaj ka pasur disa beteja me Gjykatën e Hagës dhe e para daton në vitin 2005 çka e detyroi të dorëhiqet edhe nga posti i Kryeministrit ashtu si edhe tani. Në 2005 pasi Haradinaj la postin e kryeminsitrit ai u paraqit vullnetarisht në Hagë u mbajt disa muaj në paraburgim dhe më pas u lirua përkohësisht deri në gjykimin e tij ku u lirua nga akuzat në 3 prill 2008 për mungesë provash bindëse.