Nga Neritan Sejamini
Veprimi i Gjykates se Durresit qe hodhi poshte nje vendim te sajin, duke e rigjykuar te nesermen ne te njejtin nivel gjykate, eshte shkaterrim i shtetit te se drejtes dhe dhunim i çdo ligji, standardi e koncepti te drejtesise.
Ky veprim eshte dhune e paster: dhuna e nje regjimi autokratiko-kriminal kunder Kushtetutes, kunder demokracise, kunder qytetareve.
Por baballaret e reformes ne drejtesi, qindra punonjes te drejtesise, qindra “intelektuale” fjaleshume mediatike dhe diplomatet zakonisht te zhurmshem ne Tiane kane heshtur, sikur nuk ka ndodhur asgje.
Heshtja eshte interesi i te gjitheve. Baballaret e reformes heshtin sepse kjo eshte drejtesia qe duan dhe qe me ne fund e arriten: në sherbim te tyre, per interesa politike dhe korruptive; punonjesit e drejtesise heshtin se kane frike nga vetingu dhe nga hakmarja e baballareve te reformes; intelektualet mediatike heshtin se ata ushqehen nga meshira e baballareve te reformes; diplomatet e huaj, disa bashkebaballare te reformes, heshtin sepse duan te fshehin deshtimin spektakolar te eksperimentit te tyre arrogant dhe medioker.
Viktimat e heshtjes vetesherbyese te tyre jane njerezit e thjeshte, demokracia, stabiliteti i Shqiperise dhe e ardhmja e shqiptareve.