Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç për dorëheqjen e Haradinajt: Mashtrim politik që të fitojë popullaritet


“Mashtrim politik, s’ka arsye për eufori”, kështu ka reaguar presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe thirrjes së tij në Hagë.

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një mashtrim politik që ai mund të fitojë edhe më shumë popullaritet, ku ai bëhet një hero që lufton për një Kosovë dhe Metohi unike”, tha Vuçiç, sipas televizionit shtetëror të Serbisë.

Sipas Vuçiçit s’ka nevojë për eufori.

“Ne e kuptojmë që ka një lloj kënaqësie të serbëve për shkak të thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, por nuk ka arsye për eufori. Duhet të shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas aktit të dorëheqjes së Hardinajt. Pozicioni i serbëve do të jetë edhe më i vështirë se sa ishte sot”, tha Vuçiç.

“Kemi frikë se zhvillimet politike në Kosovë po lëvizin në drejtim të vonimit të mëtejshëm të bisedimeve dhe dialogut me Prishtinën,” theksoi ai më tej.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *