Vendosni fjalën kyçe....

Xhelal Mziu i vendos një rruge në Kamëz emrin e Ramush Haradinajt


Xhelal Mziu i vendos një rruge në Kamëz emrin e Ramush Haradinajt. Kryetari i Bashkisë së Kamzës e ka marrë këtë vendim pas dorëheqjes së djeshme të Haradinajt si kryeministristër i Kosovës dhe kërkesës për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës.

“Nisma eshte marre nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili mendon se ky eshte nga pagezimet me te bukura te rrugeve te qytetit.

Ramush Haradinaj me doreheqjen e djeshme tregoi se eshte nje shtetar i vertete, nje patriot dhe atdhetar, sic ka bere cdo dite te jetes se tij.”, njofton Bashkia e Kamzës.

“Kryebashkiaku Mziu beson se Ramushi do te dale edhe me i forte nga kjo beteje e radhes, dhe do te konfirmoje edhe nje here drejtesine e luftes clirimtare per Kosoven e lire. Z.Mziu shprehet se mbare qytetaret e Kamzes jane ne krahun e tij dhe do te qendrojne gjithnje ne mbeshtetje te nje lideri si Ramush Haradinaj.”, thuhet më tej në deklaratë.

Mziu është i njohur për vendimet e tij mbi rrugët e Kamzës, ku nuk mungojnë edhe emrat e personaliteteve të tjerë botërorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *