Rajoni Arkhangelk në veriperëndim të Rusisë ka qenë i pasur për sa i përket zbulimit të gurëve të çmuar në muajt e fundit dhe diamanti më i madh në Evropë dhe një diamant i verdhë i rrallë janë gjetur në një minierë lokale, së bashku me gurë të tjerë të çmuar.
Një diamant ngjyrë i verdhë që peshon 47.61 karat, që u gjet të shtunën, u bë zbulimi më i fundit në një nga minierat më të mëdha të diamantit në Rusi dhe në botë, minierës së Gribit.
Një tjetër thesar i zbuluar në minierë, doli se ishte diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë në Evropë, tha kompania për ‘TASS’ të martën. Diamanti 222.09-karat u zbulua në maj, së bashku me një gur të çmuar më të vogël që peshonte 127.34 karat.
Para kësaj, diamanti më i madh i gjetur në minierë ishte një kristal 181,68-karat i quajtur ‘Arkhangelk Michael’.
Kompania do i dërgojë gurët e çmuar për shitje në Antëerp, Belgjikë. Izraeli dhe Belgjika janë tradicionalisht blerësit më të mëdhenj të diamantëve në botë.