Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i kthen përgjigje Vuçiçit (Thaçit e Ramës) e tregon pse e mbështet Haradinajn


Ish-kryeministri Berisha i ka kthyer përgjigje presidentit serb, Vuçiç, lidhur me mbështetjen e tij ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj dhe lidhur me akuzat e Vuçiçit se ai është një politikan që punon për Shqipërinë e Madhe.

Berisha shkruan se Vuçiç me deklaratat e tij ka dy synime kryesore. Njëri është projekti i Serbisë së Madhe, që po mbjell flakë të reja në Ballkan dhe së dyti me këtë sulm ndaj tij, Bashës e Metës, ai ka marrë në mbrojtje e ka nxjerrë lakuriq para opinionit publik kryeministrin Rama e Baton Haxhiun.

Ai shkruan se ndërsa Haradinaj dorëhiqej në vitin 2004 si kryeministër për t’u përballur me Gjykatën e Hagës, heroi i Vuçiçit, gjenerali famëkeq Ratko mlladiç fshihej nga kjo gjykatë që e kërkonte për masakrat ndaj myslimanëve në Bosnjë Hercegovinë.

Vuçiç, asokohe një djalë i ri, bëri thirrje për nismën ‘Shtëpi për Mlladon’, duke u kërkuar serbëve që t’i ofronin shtëpi për t’u fshehur Ratko Mlladiçit.

Në fund Berisha shkruan se e mbështet Haradinajn sepse prishin planet e ndarjes së Kosovës dhe Serbisë së Madhe, të ideuar e mbështetur nga Vuçiç, Thaçi e Rama.

‘Pergjigje Presidentit te Serbise, Aleksander Vuçiç!

Te dashur miq, dje ne konferencen e tij per shtyp presidenti i Serbise, Aleksander Vuçiç ne nje sulm me emer me akuzoi se kam shprehur mbeshtetje per Haradinajn dhe si politikan po punoj direkt per Shqiperine e Madhe.

Qe ne fillim dua te theksoj se me nje sulm te tille absurd presidenti i Serbise ka dy synime kryesore.

Se pari te kamufloje apo maskoje sadopak politiken e tij te serbomadhise, me te cilen po mbillen flaket e nje konflikti te ri ne Ballkan.

Se dyti, duke renditur ne nje ane Berishen, Bashen dhe homologun e tij te Shqiperise, Presidentin e Republikes Meta, ai vertet merr ne mbrojtje, por njekohesisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq si argate te tij, te cilet u damkosen perfundimisht ne Berlin si shqiptare apatride, flamurmbajtes te projektit te tij te Serbise se Madhe.

Por ketu duhet te them qe ne fillim se, per ato qe ai thote per Hardinajn, pra per mbeshtejen time ndaj tij, ai nuk ka gabuar.

Une mbeshtes pa ekuivok drejtesine nderkombetare, gjykimin e te gjithe atyre qe kane kryer krime ne dhunim te ligjeve dhe konventave nderkombetare. Shtoj ketu se gjate viteve te PD ne pushtet, Shqiperia ka dhene ne kete drejtim kontributin e saj modest.

Por une e kam mbeshtetur dhe jam ndjere krenar me aktin burreror te Ramush Haradinajt kur ne vitin 2004 luftetari i lirise, komandanti trim i UÇK dha doreheqjen si kryeminister i Kosoves dhe u paraqit ne respekt te ligjit dhe drejtesise nderkombetare para gjykates se Hages, akt qe ai e perseriti edhe ne vitin 2011. Ne aulen e kesaj gjykate te respektuar ai provoi para familjes se tij, vendit dhe kombit te tij, por dhe mbare botes pafajesine e vet te plote.

Haradinaj, luftetar i lirise, me aktin e tij zgjodhi dinjitetin e tij, te detyres qe mbante dhe te vendit te tij. Ne te njejten kohe, idhulli i zotit Vuçiç, komandanti xhelat i popullates civile muslimane ne Bosnje, Ratko Mlladiç, fshihej si mi nga drejtesia nderkombetare, i tmerruar nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe kishte kryer. Jo rastesisht po bej kete krahasim, por jam i detyruar te rikujtoj se asokohe nje i ri nacionalist ekstremist serb mori fame me nismen e tij nje “shtepi per Mlladon”, nisme me te cilen ai ftonte serbet ti ofronin nje strehim te sigurte ku te fshihej nga Gjykata e Hages, pra nje vrime miu, heroit te Aleksander Vuçiçit, gjeneralit monster Ratko Mlladiç. Askush nuk duhet te harroje se ky i ri nismetar i vrimes se miut per Mlladiçin ishte vet Aleksander Vuçiç.

Une gjithashtu e mbeshtes Ramushin sepse ai dy dite me pare, edhe pasi eshte shpallur dy here i pafajshem nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage, perseri me civilitet dhe me dinjitet shtetari dha doreheqjen si kryeminister per t’iu pergjigjur thirrjes se Gjykates Speciale dhe, te jem i sinqerte, une besoj se njelloj si dy heret e tjera ai do provohet i pafajshem. Kete bindje ma perforcon me deklaraten e tij te djeshme vet Vuçiç, por kjo nuk eshte objekti i ketij shkrimi.

Se fundi, une e kam mbeshteur Ramushin sepse ne nje qendrim historik te drejte, gjate vitit te fundit Haradinaj beri te deshtoje projektin Serbise se Madhe te Vuçiç. Ky i fundit kishte arritur me tekniken e vjeter te Kalit te Trojes, duke marre peng me dosje apo transaksione te tjera, qe flamurin e zi te ketij projekti t’iua vare ne qafe argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit.

Une jam per tregtine e lire, por Ramushi taksen nuk e kishte kunder prodhuesve dhe tregtareve serbe.

E verteta eshte se taksa Haradinaj ishte takse anti Hashim, pasi ky i fundt, i marre peng me ndihmen e Vukçeviçit me dosje nga vet Vuçiç, sillet si argat i neveritshem i padronit te tij. Ramushi vendosi te themi dhe arbitrarisht taksen anti Hashim sepse ky i fundit ne shkelje flagrante te Kushtetutes se Kosoves dhe te gjitha akteve nderkombetare mbi te cilat bazohet shpallja e pavaresise se Kosoves, ne te cilat jane percaktuar dhe vendosur kufinjte shteterore dhe integriteti territorial i saj, nxori ne treg te gjitha keto ne mbeshtetje te hapur te projektit te Serbise se Madhe, pra, defakto te ndarjes se Kosoves nga Serbia dhe Shqiperia.

Por akoma me keq, Miladini shqipfoles, Ramushit dhe shqiptareve ua shiste kete si nje projekt te tij, pra te Prishtines, me te cilin ne emer te Serbise se Madhe donte te bashkonte Shqiperine me Kosoven dhe nga ana tjeter mashtronte boten se ai kishte mbeshtetje te gjere nderkohe qe ky projekt ne Kosove nuk mbeshtetej nga asnje force politike perveç Listes Serbe dhe rezidentures se Beogradit ne Prishtine. Kurse ne Shqiperi, mbeshtetes i vetem i tij eshte Zografi Bis dhe nje grup i ngushte i narkozyrtareve te tij.

Keto kisha lidhur me akuzen keqdashese por te drejte per mbeshtetjen time per Ramush Haradinajn, me te cilen me nderoi dje Aleksander Vuçiç.. (Vijon)’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *