Templates by BIGtheme NET

Conte i drejtpërdrejtë: Nuk ka vend te Inter për Icardin dhe Naingolan

Conte ka përsëritur se Icardi dhe Nainggolan i kanë ditët e numëruara te Interi.

Sulmuesi Mauro Icardi si dhe mesfushori, Radja Nainggolan, nuk bëjnë pjesë në planet e Interit të Antonio Contes.

Këtë e ka përsëritur sërish trajneri italian.

“Situata me Icardin është e qartë, ashtu siç është me klubin. Ai nuk është pjesë e projektit të Interit. Klubi gjithashtu ka qenë i qartë edhe me Nainggolanin. Ai është gjithashtu jashtë projektit tonë”, tha Conte.

Icardi raportohet se mund të transferohet te Juventusi, kurse Nainggolan ende nuk dihet se ku do të përfundojë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto