Gjykata Speciale ka vendosur ta marrë në pyetje një person nën hetim, në hotelin ku ai qëndron.
Kjo është bërë e ditur nga avokati Arianit Koçi, i cili ka thënë se kjo tregon mungesë serioziteti. Koçi nuk bën me dije se për cilin prej klientëve të tij.
Koçi ka qenë më herët avokat i Ramush Haradinajt në kohën kur ai u ndalua në Francë nga autoritetet pas një kërkese nga Serbia. Haradinaj dhe Krasniqi janë dy nga personat që janë thirrur sërish nga Gjykata Speciale për të dëshmuar.
‘E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndrojë. Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit.’ – shkruan Koçi.