Vendosni fjalën kyçe....

Kapen babë e bir në Brazil, prodhonin ‘Ferrari’ e ‘Lamborghini’ false


Një burrë dhe i biri janë arrestuar për shitjen e veturave sportive të rreme, për shifra nga 45 mijë deri në 60 mijë dollarë, në shtetin jugor të Brazilit, Santa Catarina.

Policët sekuestruan disa pjesë makine të përfunduara edhe pse nuk e qartësuan se për cfarë bëhej fjalë. Stema,ulëse e pajisje te tjera u sekuestruan gjithashtu.

Bastisja u krye me urdhër të prokurorisë pas ankesave të prodhuesve të automjeteve  luksoze, si ‘Ferrari’ e ‘Lamborghini’.

Klientët mund t’i kontaktonin nëpërmjet medias sociale dhe të zgjidhnin nga tetë modele të ndryshme.

Fotot nga bastisja tregojnë një makinë false ‘Lamborghini Huracan’, versioni i vërtetë i të cilit mund të kushtojë deri në 190 mijë dollarë si dhe një ‘Ferrari F430’ të rremë, që kushton rreth 148,000 dollarë. Për këtë,. Babai dhe i biri rrezikojnë deri në 3 vjet burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *