Partia Demokratike ka nisur procesin e vettingut të strukturave të saj.
Në sitë do merren të gjithë zyrtarët të cilët do kontrollohen për sa i përket integritetit dhe aftësive profesionale.
Të gjithë zyrtarët, duke përfshirë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët do japin të dhëna mbi pastërtinë e figurës, arsimimin, punësimin, përvojën në punë e gjendjen gjyqësore.
Të gjithë ata që do i nënshtrohen vettingut do plotësojnë formularin që është i ngjashëm me atë të dekriminalizimit.
Më poshtë keni formularin e derajuar lidhur me pyetjet të cilat do të duhet t’u përgjigjen zyrtarët e PD-së.