Templates by BIGtheme NET

Pinò fiton etapën e 14 të Turit të Francës, Alfalip kryeson renditjen e përgjithshme

Tibo Pinò pushton Turmaletin duke fituar etapën e 14 të Turit të Francës, etapë kjo që u zhvillua në lartësitë e Pirenejve. Ishte kjo një prej etapave që vinte në provë të fortë forcën e çiklistëve duke qenë se ngjitjet kishin një koeficient deri në 11%.

Gjatë kësaj etape, u shfaq edhe Vincenco Nibali i cili tentoi të shkëputej në 2 momente por nuk mundi dot të bënte më shumë. Në fundin e etapës fitorja i shkoi Pino që i përshkoi 117.5 km e saj me kohën 3 orë 10 minuta e 20 sekonda.

Surprizë në këtë etapë ishte paraqitja e Alafilip që u rendit në vendin e dytë. Askush nuk e priste një rezultat të tillë të liderit të Turit duke parë karakteristikat e etapës. Ndërsa në vendin e tretë u pozicionua holandezi Kruisvajk.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Alafilip e forcon sërish pozitën e tij, pasi tani ka një diference prej 2 minutash e 2 sekonda nga Thomas në vendin e dytë, ndërsa i treti është Kruijsvajk

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto