Templates by BIGtheme NET

‘Po u grabisni femrave mundësitë’ – Polemika të ashpra pasi atletja transgjinore fiton kampionatin e femrave

Debati transgjinor në sportin e grave është rindezur sërish pas peshëngritësja e Zelandës së Re, Laurel Hubbard, fitoi dy medalje të arta në Lojërat e fundit të Paqësorit, duke u akuzuar për ‘plaçkitje’ të konkurrenteve të tjera.

Hubbard, 41 vjeç, lindi si Gavin përpara se të kthehej në transgjinor në të 30-at. Ai/ajo arriti të  merrte medalje të dyfishtë ari në kategorinë e femrave mbi 87 kg (192 lbs) në Lojërat Samoa 2019 gjatë fundjavës.

Zelanda e Re mori titullin e përgjithshëm me 268 kg, përpara peshëngritëseve nga Samoa, Feagaiga Stowers me 261 kg dhe Iuniana Sipai me 255 kg.

Hubbard ka të drejtë të konkurrojë pas përmbushjes së kritereve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lidhur me nivelet e testosteronit për atletët transgjinorë.

Por marrja e medaljeve nga ana e saj ka hasur në zemërimin e përdoruesve të rrjeteve socialesi dhe me organizatorët e Samoas 2019.

Kreu i Lojërave Samoa 2019, Loau Solamalemalo Keneti Sio, tha se suksesi i Hubbard ishte ‘jo i drejtë ndaj peshëngritëseve gra’”.

‘Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Të gjithë e dimë se nuk është e drejtë ndaj grave peshëngritëse, por ky është një realitet me të cilin përballemi në botën e sportit. Rregullat kanë ndryshuar dhe ne nuk mund të devijojnë nga këto rregulla. IOC dhe IWF [Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes] nuk diskriminojnë atletët transgjinorë dhe ndërkohë që kjo mund të jetë e vështirë për t’u pranuar, ne duhet të mësojmë t’i përshtatemi këtyre rregullave.’ – tha Loau.

Sulmi në internet ishte edhe më i fortë, ndërsa Hubbard dhe zyrtarët u akuzuan për vjedhje të mundësive ndaj peshëngritëseve femra.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*