Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Meksikës: Dënimi i El Chapos me burgim të përjetshëm është ç’njerëzor


Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador e ka quajtur dënimin me burgim të përjetshëm “El Chapo”-s si “çnjerëzor.

Gjatë një konference rutinë për media këtë mëngjes, presidenti meksikan tha se “dënimi me burgim të përjetshëm, në kushte mizore të burgut”, ia bën jetën të “padenjë për t’u jetuar”.

Lordi meksikan i drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet, pa mundësi apelimi, nga një gjykatë amerikane në SHBA. Ai u gjet fajtor për vrasje, pastrim parash dhe transport të sasive të mëdha të kokainës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *