Ngjarja ka ndodhur në provincën Henan të Kinës qendrore, ndërsa numri i viktimave mund të rritet.
Mediat vendase raportojnë se shpërthimi ndodhi në zonën e ndarjes së ajrit dhe jo në zonën e rezervuarit të gazit.
Shpërthimet për shkak të aksidenteve janë të zakonshme në Kinë, përgjithësisht në sektorin industrial.
Në nëntor 2018, një rrjedhje gazi në një fabrikë kimike shkaktoi një shpërthim që rezultoi me vdekjen e 23 njerëzve në Zangzhuk City, i cili do të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore 2022 dhe ndodhet 200 km në veriperëndim të Pekinit.