Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur me 50 doza kokainë në makinë.
39-vjeçari me iniciale E.R është arrestuar në kaudër të operacionit të koduar “Bradasheshi” në afërsi të fshatit Hajdaran në Elbasan.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 7 aparate celuar, automjeti me të cilin lëvizte; 20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar ” Bradasheshi”.
Operacioni për goditjen e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.
Sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shumë parash.
Në pranga 39- vjeçari, që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Bradasheshi”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:
E.R., 39 vjeç, banues në Elbasan.
Në afësi të fshatit “Hajdaran”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:
50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë,
7 aparate celuar,automjeti me të cilin lëvizte,
20 000 lekë të reja , të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.