Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se punonin për CIA-n, Irani kap 17 spiunë të dyshuar


Irani ka kapur 17 persona që dyshohen si spiunë që punonin për CIA-n amerikane dhe disa prej tyre janë dënuar me vdekje, raportoi të hënën media iraniane, sipas Reuters.

Televizioni shtetëror citoi ministrinë e Inteligjencës që tha se ka shkatërruar një rrjet spiunësh të CIA dhe ka kapur 17 të dyshuar.

Një zyrtar tha se disa nga këto arrestime janë gjykuar dhe dënuar me vdekje. Lajmi vjen pas tre muajsh spiraleje konfrontimi me Perëndimin që filloi pas vendosjes së sanksioneve të USA me efekt për atë që ndodhi në Maj.

Javën e kaluar, Irani kapi një anije me flamur britanik në Strait of Hormuz, pasi Marina Mbretërore Britanike kapi një anije iraniane jashtë brigjeve të Gjibraltarit në 4 korrik. “Spiunët e zbuluar ishin punësuar në sektorë sensitivë privatë ne ekonomi, nuclear, infrastrukturë, ushtri dhe fushat cibernetike…ku ata mblidhin informacion të klasifikuar” thuhet në një deklaratë të ministrisë në televizionin shtetëror.

Nuk është e qartë nëse këto arrestimeve janë lidhur nme një cështje në të cilën Irani than ë qershor se kishte ekspozuar një rrjet spiunazhi kibernetik që drejtohej nga CIA dhne që disa spiunë të SHBA ishin arrestuar në vende të ndryshme si rezultat i këtij aksioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *