Vendosni fjalën kyçe....

Athina tjetër paralajmërim Tiranës: Respektoni minoritetin grek ose s’ka çelje negociatash


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka paralajmëruar Tiranën,  lidhur me të drejtat e minoritet grek në Shqipëri.

Në një deklaratë, ai ka vijuar të njëjtën linjë si kryeministri Micotaqis teksa ka theksuar se nëse Shqipëria nuk përmbush detyrimet e saj ndaj respektimit të të drejtave të njeriut dhe pronave të minoritetit grek, atëherë nuk do të mund t’i çelë negociatat për në Bashkimin Europian.

‘Për këtë arsye, në kontekstin e hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë për të cilat BE-ja ka bërë kushtëzim të qartë, ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër përmbushjen nga Shqipëria të 5 prioriteteve kryesore. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave pasurore të minoritetit.’ – ka thënë Dendias.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *