Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar se projekti i Teatrit Kombëtar, ashtu si ai i Stadiumit Kombëtar është kriminal e grabitqar.
Kryedemokrati thekson se synimi i Ramës është grabitja e dhjetëra miliona eurove pasi është vetë pronari i gjysmës së tij.
Basha paralajmëron çdo funksiona, çdo arkitekt vendas e të huaj dhe kryeministrin Rama se do përgjigjen para drejtësisë për kurrupsion masiv dhe vjedhje të pronave e parave publike.
‘Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.
Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.
Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.’ – shkruan Basha.