Vendosni fjalën kyçe....

Caktohen drejtuesit e përkohshëm të prokurorive në vend, cilët janë


Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton drejtuesit e përkohshëm të disa prej prokurorive të vendit.

Isa Jata do të jetë nё Prokurorinё pranё Gjykatёs sё Apelit tё Krimeve tё Rёnda, Julian Çafka në prokurorinë e Gjirokastrës, Rozeta Qirjaqi dhe Irena Çunoti caktohen pranë Gjykatës së Apelit së Korçёs kurse Altin Dumani drejtuesi i Apelit për Krime të Rënda.

Ditë më parë u publikuan edhe emrat e prokurorëve kandidatë për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-un. Këshilli i lartë i Prokurorisë përjashtoi Donika Prelën, kreun e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Besnik Hajdarmatajn, ish-kreun e kësaj prokurorie. U përjashtuan edhe dy prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Të përzgjedhurit janë: Manjola Kajana, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Ndini Tavani, Enkeleda Millonaj, Elida Kaçkini, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arber Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Besnik Muçi, Behar Dibra dhe Anita Jella.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *