Dyshohet se kishin me vete përzierës kokaine, policia prangos 3 djemtë. M.I 35 vjeç, G.XH 43 vjeç dhe E.F 22 vjeç dyshohet se kishin me vete 3.7 kilogramë të dyshuar si pluhur përzierës për kokainën.
“Në bazë të planit të masave të hartuar nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP Tiranë, në kuadër të goditjes dhe dokumentimit ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shpërndarjes dhe përshtatjes për përdorim droge të lokaleve të natës, klubeve, tallavave në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Frekuentuesit”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, shtetasit:
– M. I., 35 vjeç, banues në Tiranë;
– G. XH., 43 vjeç, banues në Tiranë
– E. F., 22 vjeç banues në Tiranë.
Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, është marrë informacion në rrugë operative se në rrugën “Budi”, Tiranë, në katin e parë të një pallati, ndodhet një ambient, ku në bazë të informacioneve dyshohej se persona të ndryshëm e frekuentonin këtë ambient duke tregtuar dhe pirë lëndë narkotike Kokainë.
Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni, duke ushtruar kontroll në ambjentet e lokalit, ku si rezulat këtyre shtetasve iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, si dhe nga kontrolli i mëtejshëm i ambienteve u gjet dhe u sekuestrua dhe 3.7 kilogramë pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën.”, jep detaje policia.