Gjykata për Krime të Rënda pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Saimir Tahirin. Seanca u shty për në datën 10 shtator, për shkak se muaji gusht është parashikuar muaj pushimi për gjykatën.
“Gjyqi po zgjatet përtej çdo limiti”, tha për gazetarët ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Më 10 shtator, sipas kërkesës për gjykim të shkurtuar, të pranuar tashmë nga gjykata, do të duhet që prokurorët e çështjes të japin pretencën, ndërsa ata kanë kërkuar 2 javë kohë për ta përgatitur.
Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.