Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur ofertat për ndërtimin e segmentit të Unazës së Re, i cili u anulua pas skandalit të falsifikimit të dokumenteve për njërin nga lotet e tij.
Sipas ‘Top-Channel’, në këtë garë kanë marrë pjesë 8 kompani, me oferta nga 14 milionë në 18 milionë euro.
Sipas burimeve nga Autoriteti Rrugor, ofertën më të ulët për ndërtimin e nyjës e ka paraqitur kompania ‘Alb Building’ me 1.72 miliardë lekë ose 14 milionë euro.
Më pas renditen 6 kompani të tjera, Salillari, vëllezërit Hysa, 2T, Gjoka, Curri dhe Gener 2, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14.5 deri në 18 milionë euro.
Sipas ARRSH-së, kjo është renditja vetëm sipas ofertave ekonomike. Ditët në vijim do shqyrtohen dokumentacionet për të parë se cilat nga kompanitë përmbushin kriteret dhe cilat s’kualifikohen.
Pas anulimit të tenderit të parë për shkak të skandalit të DH Albania, në tenderin e dytë kostoja zbriti por ARSRH i s’kualifikoi të gjitha ofertat.