Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Sot jemi më të vendosur se kurrë për nevojën imediate të reformës në drejtësi


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se 3 vjet pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, nuk është realizuar ende ajo që u miratua me 140 vota më 22 korrik 2016.

Ajo thekson se ato ndryshime dhe miratimi me konsensus u reformës duhet të garantonin sistem drejtësie i pavarur, me integritet, me standarde perëndimore për të dhënë drejtësi për qytetarët, luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin qeveritar.

Kryemadhi thekson më tej në qëndrimin e saj në ‘Facebook’ se deformimi që i është bërë me koshiencë të plotë nga rilindasit këtij konsensusi për reformën, kanë çuar në në situatën aktuale kaotike ku mungojnë institucionet kyçe të drejtësisë dhe nuk funksionon shteti i së drejtës.

Kryetarja e LSI-së, thekson mungesa e Kushtetueses ka çuar miratimin me forcën e kartonit të ligjeve antikushtetuese në Parlament. Ligje që janë qartësisht në dëm të interesit publik.

Kryemadhi nuk le pa përmendur edhe mungesën e Gjykatës së Lartë dhe Ligjin për Teatrin, ku prona publike i rrëmbehet publikut për t’ia dhuruar një oligarku, që është kthyer bashkëpronar 50% me 50% në Bashkinë e Tiranës.

Kryemadhi shton më tej se koncesionet dhe PPP bëhen për të zhvatur sa më shumë para drejt llogarive offshore të qeveritarëve dhe përqendrimin në 3-4 duar oligarkësh të të gjithë të ardhurave nga taksat e shqiptarëve.

Ajo thekson si moment kyç miratimin në kundërshtim të Komisionit të Venecias dhe të konsensusit, të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, me 69 vota e kjo e fundit ia ka shpërblyer Ramës zgjedhjen e saj me heshtjen e organit të akuzës përballë skandaleve të korrupsionit qeveritar dhe akteve kriminale të pushtetarëve në deformimin e votës së lirë në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar.

Kryetarja e LSI-së, thekson disa nga ato që i quan skandalet më madhore të qeverisë Rama si tenderi i Unazës së Re, ai i OST-së, Dosjet 184 e 339 për blerjen e votave.

Në fund Kryemadhi thekson se pavarësisht defekteve të reformës në drejtësi, të cilat kanë adhur si pasojë e devijimieve të bëra nga mazhoranca, ajo dhe forca politike që drejton janë më të vendosur se kurrë për nevojën imediate të kësaj reforme, për çlirmin e saj nga kapja politiko-klienteliste dhe pavarësimit e rritjes së integritetit të drejtësisë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *