Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi tregon shtyllat në të cilat mbahet qeveria Rama


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me strukturat e LSI në Elbasan.

Në fjalën para mbështetësve të LSI, Kryemadhi analizoi aktivitetin e qeverisë Rama në këto 6 vite.

Teksa tha se ajo nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra në 2013, kryetarja e LSI u shpreh se kjo qeveri po mbahet në 4 shtylla, mashtrimin, korrupsionin, premtimet e pambajtura dhe fasadën mediatike. Naftëtarët, minatorët, biznesmenët, studentët e të gjitha shtresat e shoqërisë janë prekur nga politikat mashtruese dhe korruptive të kësaj qeverie, u shpreh Kryemadhi.

Katër këmbët e kësaj qeverië janë mashtrimi, korrupsioni, premtimet e pambajtura dhe fasada mediatike. Mashtruan fermerët për uljen e çmimit të karburantit. Mashtruan studentët për tarifat vjetore.

Mashtruan shqiptarët me mjekësinë falas, sot vendi ka mjekësinë më të shtrenjtë në rajon. Minatorët dhe naftëtarët u mashtruan me statusin e tyre të pazbatueshëm. U zotuan për taksa të ulëta, sot Shqiperia ka taksat më të larta në rajon, pa llogaritur taksën e korrupsionit. Premtuan konkurrencë të ndershme e kthyen ekonominë e vendit në pronë të pesë vetave“-tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *