Templates by BIGtheme NET

Kukësi ka transferuar zyrtarisht ish-lojtarin e Skënderbeut Enis Gavazaj.

Verilindorët, kanë arritur të bindin lojtarin e Skënderbeut, për ta pasur në dispozicion si një element të ri dhe cilësor për sezonin që pritet të nisë në gusht. Gavazaj tashmë ka firmosur edhe kontratën e re me nënkampionët e Shqipërisë, që e mban lidhur për 1 vit me Kukësin.

Korçarët e huazuan tek Jenisei në Rusi në vitin 2018, ndërsa në mars të këtij viti, e çuan edhe tek Dinamo e Minskut në Bjellorusi, por mesfushori nuk pati mundësi të zinte vendin e titullarit.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*