Vendosni fjalën kyçe....

Nuk ndalen artistë e qytetarë, e gdhijnë para Teatrit Kombëtar për ta mbrojtur


Nuk ndalen artistë e qytetarë duke e gdhirë para Teatrit Kombëtar për ta mbrojtur.

Qeveria dy ditë më parë, fshehurazi nisi zbrazjen e Teatrit Kombëtar por artistë e qytetarë kanë riaktivizuar sërish protestat për ta penguar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje për qëndresë, ndërsa ka patur mbështetjen e njerëzve që i janë bashkuar para teatrit.

Një ekip nisi dje të çmontojë mobiljet brenda sallës dhe ambjenteve të tjera të Teatrit Kombëtar, duke alarmuar artistët që prej muajsh po mbrojnë teatrin nga prishja.

Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju!”, reagoi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *