Vendosni fjalën kyçe....

‘O sot o kurrë, bashkohu!’ Aleanca bën thirrje për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar pas lëvizjeve të fundit të Ramës


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje për mobilizim për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një njoftim në faqen e saj në Facebook, Aleanca, thekson se shembja e Teatrit ka nisur zyrtarisht, pas prerjes së ujit dhe dritave nga disa punonjës që shoqëroheshin nga dy patrulla policie.

Ata bëjnë thirrje për rezistencë 24-orëshe në mbrojtje të Teatrit duke theksuar se Teatri është kalaja e fundit e rezistencës së gjithë kauzës opzitare dhe kjo kala nuk mund të bjerë.

‘Sot është ditë mobilizimi për mbrojtjen e Teatrit. I kemi të gjithë informacionet që nga ana proceduriale, në fshehtësi të plotë, janë kryer të gjitha veprimet formale. Para 1 ore, disa punonjës me letra nën sqetull, shoqëruar nga 2 patrulla policie, erdhën për të prerë dritat dhe ujin e godinës.

Shembja e Teatrit ka filluar zyrtarisht, por ne nuk frikësohemi. Këtë e dinim që ditën e parë. Sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar sa më shumë tek sheshi i Teatrit, rezistenca është në cikël 24 orësh, nuk ka më kthim.

Teatri është Kalaja e fundit e rezistencës e gjithë kauzës opozitare, ne thjesht nuk mund të lejojmë që kjo Kala të bjerë. Tani mbetet e gjitha në ndërgjegjen tonë të përbashkët. Të gjithë të bashkuar e sigurt që do ia dalim.

O sot o kurrë! Bashkohu.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *