Numri i të vdekurve nga përmbytjet e musonëve në Azinë Jugore është rritur në 152, pasi miliona njerëz dhe kafshë vazhdojnë të përballen me ujërat e mëdha në tre vende aziatike thanë zyrtarët të shtunën.
Të paktën 90 njerëz kanë vdekur në Nepal dhe 50 në shtetin Assam të Indisë verilindore gjatë javës së kaluar. Shumë të tjrë janë vrarë në Bangladesh.
Shiv Kumar, një zyrtar qeveritar në Assam, tha se 10 Rhinozë të rrallë me një brirë kanë vdekur në Kaziranga National Park që nga dalja nga shtrati i lumit Brahmaputra, duke përmbytur rajonin.
Rreth 4,8 milion njerëz janë afektuar në mbi 3700 fshatra në të gjithë shtetin ende të prekur nga përmbytjet, megjithëse frekuenca e shirave është zvogëluar gjatë 24 orëve të fundit, tha Autoriteti i Përgjigjes ndaj Fatkeqësive të Assam. Më shumë se 2.5 milionë janë goditur gjithashtu nga përmbytjet në shtetin Bihar të Indisë.
Më shumë se 147,000 njerëz kanë marrë strehim në 755 kampe të qeverisura nëpër Assam, thanë zyrtarët.
Autoritetet paralajmëruan se do të ndërmarrin veprime ndaj furnizuesve të cilët u raportuan të shpërndanin oriz të cilsësisë së dobët për personat e që kanë humbur shtëpitë dhe janë strehuar të strehimore të përkohshme në disa vende.
“Ne kemi urdhëruar arrestimin e atyre elementëve të paskrupullt që furnizojnë materiale të dyshimta dhe duke luajtur me jetën e njerëzve të prekur”, tha Himanta Biswa Sarma, ministre e Financave e Assam.
Në Nepal, Ministria e Brendshme tha se rreth 36,728 familje u prekën nga shirat monsunike. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut detyruan rreth 13,000 familje të iknin nga shtëpitë e tyre.