Vendosni fjalën kyçe....

U zgjodh kongresmene, por i del videoja kur ulëriste me histeri


Një video e vitit 2016, ku tregohet qytetarja private Rashida Tlaib që shpërtheu në një fjalim me fokus ekonominë të kandidatit të atëhershëm, për president të SHBA-ve, Donald Trump, u rishfaq gjatë fundjavës dhe çoi në shpotitjen masive të ligjvënëses demokrat të ekstremit të majtë.

Incidenti ndodhi më 8 gusht 2016, teksa Trump përmendi politikën e tij ekonomike në një fjalim në Klubin Ekonomik të Detroitit.

Videoja e incidentit u shpërnda me shpejtësinë e dritës gjatë fundjavës në ‘Tëitter’, me shumë llogari njerëzisht të njohur që komentuan publikisht dheu tallën keqazi me demokraten në lidhje me sulmin e saj publik.

Në videoklipin që qarkullonte gjerësisht në ‘Twitter’, Tlaib mund të shihet duke bërtitur ndaj të gjithë të pranishmëve: ‘Ju jeni të çmendur!’

Një person i pranishëm në takim që regjistroi incidentin iu kthye deputetes demokrate, asokohe qytetare e thjeshtë duke i thënë: ‘Ti je një kafshë, gjej një punë.’

Një kënd tjetër i incidentit tregon presidentin Trump, i cili me qetësi pret që Tlaib të largohet që andej nga rojet para se të vijojë me fjalimin e tij.

Donald Trump Jr. vlerësonte ngjarjen në video duke shkruar në ‘Twitter’: ‘Crooked na thirri ‘Të mjerë’. Tlaib na thërret ‘Të çmendur’. Në të vërtetë, ne vetëm duam vendin tonë, dëshirojmë që çdo amerikan – pavarësisht nga raca, feja apo gjendja socioekonomike – të ketë një jetë të sigurt dhe të begatë dhe të presim që udhëheqësit tanë të vënë Amerikën të Parën.’

Tlaibi ka qenë burim polemikash dhe problemesh për Partinë Demokratike qysh kur ajo mori detyrën, duke përfshirë angazhimin në shpërthimet e urryera, duke promovuar deklarata e qëndrime anti-semite dhe teori e konspiracioni, duke u shoqëruar me njerëz që kanë lidhje me terrorizmin, duke mbështetur organizatën anti-semite ‘BDS’ dhe duke u angazhuar në historinë revizioniste anti-semite të Holokaustit.

Presidenti Trump madje ka mbajtur qëndrim  ndaj Tlaib në ‘Twitter’, duke shkruar: ‘Përfaqësuesja demokrate Tlaib është duke u goditur për deklaratën e saj të tmerrshme dhe shumë të pandjeshme ndaj Holokaustit. Duket se ka urrejtje të jashtëzakonshme për Izraelin dhe popullin hebre, a mund të imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse uë do e thoja ndonjëherë atë që ajo tha dhe thotë?’

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Dailywire

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *