Vendosni fjalën kyçe....

3.4 milionë eurot te ‘Toyota Yaris’, Basha i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet belge


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë për të ndihmuar në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si ‘Toyota Yaris’, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Kjo bëhet e ditur nga burime brenda selisë blu, sipas të cilave kreu i opozitës do japë të gjitha informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Burimet theksojnë se kryedemokrati Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet ne pritje te rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *