Vendosni fjalën kyçe....

Basha tur takimesh në Tropojë, Kukës e Has: Ndryshimi ekonomik e politik, prioriteti kryesor i PD-së


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka zhvilluar disa takime me qytetarët dhe mbështetësit e PD-së në Tropojë, Kukës e Has.

Në fjalën e tij Basha ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të qeverisë Rama, duke theksuar se po i grabit shqiptarët, po i dhunon ata dhe po i detyron të largohen jashtë vendit.

Ai tha se Rama dhe të tijtë e kanë deformuar reformën në drejtësi dhe po grabisin e po qeverisin me krimin e organizuar dhe oligarkët.

‘Farsa e 30 qershorit i shërbeu mbarë botës për të parë se ky njeri nuk bën dot zgjedhje. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron, vetë tabulon, vetë shpall rezultatin, prapëseprapë, nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet. Për pushtetin dhe pasurinë e tij, është i gatshëm t’i vërë kazmën pluralizmit dhe demokracisë.’ – tha zoti Basha.

Ai theksoi se PD ka përgjegjësinë të ndryshojë situatën në vend dhe të rikthejë sërish zhvillimin ekonomik dhe politik.

‘Ndryshimi i thellë, ekonomik dhe politik është prioriteti numër një i Partisë Demokratike e cila ka një program të qartë që zgjidh problemet e biznesit, zgjidh problemet e rinisë, të fermerëve, zgjidh problemin e papunësisë, si problemi kryesor i vendit.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *