Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson zgjidhet kryeministër i Britanisë së Madhe


Ashtu siç pritej, Boris Johnson është zgjedhur si kreu i ri i Partisë Konservatore Britanike dhe kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Ai do e marrë zyrtarisht postin të mërkurën pas largimit të paraardhëses, Theresa May. Johnson fitoi me 66.4 përqind të votave (92.153), Hunt mori 33.6 përqind (46.656).

Në votime morën pjesë gjithsej 139,318 votues konservatorë në një votim ku morën pjesë 87.4 për qind. Duke folur para mbështetësve të tij pas fitores, kryeministri i ri pohoi se do të ketë njerëz që e ‘vënë në pikëpyetje mençurinë’ e tij për t’u bërë udhëheqës.

Ai zbuloi se kishte lexuar në ‘Financial Times’ të martën në mëngjes se asnjë kryeministër nuk është përballur me një sërë rrethanash kaq të ndërlikuara, me ‘Brexit’ që e ka trazuar jo pak politikën britanike.

Duke folur para auditorit në sallën e mbushur plot në Londër, ai deklaroi: ‘Ju shoh këtë mëngjes dhe pyes a dukeni të tmerruar? A ndiheni të tmerruar? Nuk mendoj se dukeni kësisoj.’

Xhonson gjithashtu i shtoi një gërmë të re parullës së fushatës së tij – Çliro, bashko, mposht (Deliver, Unite, Defeat = DUD) me një E për energjinë – duke e riquajtur atë nga DUD në DUDE.

Ish-kryebashkiak i Londrës dhe ish-sekretari i Jashtëm britanik, Johnson ishte favoriti i qartë që nga momenti kur Theresa May njoftoi se do të largohej, pas dështimit të saj për të siguruar një marrëveshje të Brexit me BE.

Një Brexiteer i bindur, Johnson fitoi mbështetjen e mbi 50 përqind të deputetëve në fazën e parë të garës së lidershipit, duke e quajtur atë si pasardhës të mundshëm për të udhëhequr Britaninë e epokës Brexit në kapitullin përfundimtar të sagës së divorcit me BE-në që filloi me referendumin e vitit 2016 .

Theresa May kryesoi takimin përfundimtar të saj të kabinetit të martën në mëngjes dhe do të japë dorëheqjen zyrtare të saj para Mbretëreshës të mërkurën pasdite. Johnson do të marrë pjesë në një audiencë në Pallatin Buckingham pak kohë para se të betohet.

Ai pritet të bëjë jo pak ndryshime në kabinetin e tij në ditët e ardhshme, ndërsa ai përgatitet të marrë rolin e bisedimeve të Brexit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *