Një gomone ka pësuar defekt në mes të detit në Vlorë.
Gomonia ‘Stuhia’ pësoi defekt gjatë kohës që lundronte me dy persona që ndodheshin në bordin e saj.
Raportohet se dy personat që lundronin me ‘Stuhinë’ janë shpëtuar. Operacioni për shpëtimin e 2 shtetasve u ndërmor nga Policia dhe Roja Bregdetare.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar.