Hidhet në erë memoriali i nacionalistit grek në Finiq.
Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hedhur në erë memorialin e Thimio Lolit në Krane të Finiqit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit.
Mësohet se gjysma e monumentit është dëmtuar. Nuk është hera e parë që dëmtohet ky memorial. Një sulm i ngjashëm ka ndodhur edhe vitin e kaluar.