Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të çojë gjyqtarë nga Apeli në Gjykatën e Lartë për ta bërë këtë funksionale.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme që u zhvillua sot, KLGJ-ja vendosi me unanimitet këtë skemë, duke marrë gjyqtarët e Apelit e duke i çuar në Gjykatën e Lartë.
Kushti i përcaktuar që duhet të plotësojnë gjyqtarët e Apelit për të vajtur në Gjykatën e Lartë është kalimi i vettingut dhe të paktën 13 vje përvojë punë.
Sipas KLGJ-së, organika e Gjykatës së Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, ndërsa fillimisht do mundësohet formimi i një trupe me 3 anëtarë për çështje të caktuara.