Vendosni fjalën kyçe....

Me kravatë e xhaketë zoti Gjuzi paraqitet para Teatrit Kombëtar por e gjen belaja (VIDEO)


Zoti Kujtim Gjuzi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka qenë në qendër të opinionit publik këto javët e fundit, një herë për telefonin e shtrenjtë, njëherë tjetër për aftësitë e thëna prej tij në rrobaqepje, e njëherë tjetër për xhirot që bënte bregut të detit me skaf, duke e quajtur shërbim pune.

Por dje, Gjuzi dora vetë ka menduar t’u bëjë një surprizë protestuesve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke bërë sakrificën e madhe, të të lënit të të gjitha angazhimeve të rëndësishme të tij, për t’u solidarizuar me ta.

Ka vënë kravatën, ka veshur xhaketën dhe është paraqitur aty, në orët e para të mëngjesit, në 03:20.

Mbase dhe nuk e ka pritur se nuk do pritej. Aktivistët e kanë përzënë.

“Kam unë punën time”, dëgjohet t’u thotë protestueve Gjuzi, pjesëtar i një Kuvendi që miratoi ligjin për shembjen e teatrit, duke ia dhënë me PPP “Fusha shpk”.

“Asnjë çik s’ke punë ti. Merr ato paret…”, dëgjohet zëri i një aktivisti.

“Unë nuk marr pare nga njeri”, mbrohet Gjuzi.

“S’je i mirëpritur o vëlla. Të vish me “Benz” në mes…”, vazhdon aktivisti.

“Edhe më vjen këtu, ik more! Ik! Hajde ik qërohu! Shporru!”, e largon një aktiviste.

Ndiqeni videon për më shumë detaje nga momenti:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *